Një 43-vjeçar humbi jeten, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në superstraden Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martes në afersi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa viktime mbeti Vladimir Muhja.Ky i fundit po lëvizte me biçiklete në anë të rruges dhe aksidentalisht hasi përcjellesin e energjisë elektrike të një ndriçuesi i cili dyshohet të ketë qenë i zhveshur, duke i marrë jeten 43-vjeçarit.

Trupi i pajetë i viktimes u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore, ndërsa në lidhje me rastin nisen menjëherë hetimet. Viktima Vladimir Muhja banonte në fshatin Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijeve.Ai punonte pranë një biznesi përgjatë superstrades Lezhë-Milot dhe në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna për në banesen e tij në Ishull-Lezhë.

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR PRODHIM E SHITJE NARKOTIKËSH, ARRESTOHET 35-VJEÇARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërNIS SOT ZBATIMI I AMNISTISË PENALE, LIROHEN 700 TË BURGOSUR! ULJE DËNIMI PËR 400 TË TJERË