Vetëm gjysma e atyre që bien nga kati i tretë shpëtojnë. Ndërsa, pothuajse asnjë prej atyre që bien nga kati i dhjetë mbijetojnë.

Kjo është historia e një pastruesi dritaresh që ka rënë nga kati i 47-të, nga çatia e një prej qiellgërvishtësve në Nju Jork dhe ka mbijetuar. Alcides Moreno dhe vëllai i tij, Edgar, u ngjitën në katin e sipërm të një gradaçele luksoze në Manhatan për të pastruar xhamat, mëngjesin e 7 dhjetorit të vitit 2007.Sipas një raporti të autoriteteve amerikane, gjithçka shkoi keq kur ata hipën në platformën për pastrimin e xhamave. Kabllot me të cilët platforma mbahej në ajër u shkëputën në njërën anë dhe Edgar fluturoi nga nja lartësi prej 144 metrash. “BBC” thotë se ai vlerësohet të ketë rënë me një shpejtësi prej 120 milje/orë mbi një gardh druri. Ndërkohë, edhe i vëllai i tij Alcides, kishte rrëshqitur me platformën dhe u gjet në tokë mbi një pirg hekurishtesh. Ai merrte frymë dhe ishte përpjekur të ngrihej në këmbë, por pa sukses. Teksa Edgar vdiq në vend, Alcides Moreno u dërgua me shpejtësi në një spital ku ra në koma. Ai kishte plagë dhe fraktura në të gjithë trupin. Alcides u zgjua nga koma rreth tri javë më vonë, në Ditën e Krishtlindjeve të 2007-ës, me të shoqen Rosario në krah. Nuk e dinte se ç’kishte ndodhur me të vëllanë. Por, “e kuptova se duhej të kishte vdekur sepse shikova përreth dhe pashë vetëm bashkëshorten.” “BBC” thotë se ende vazhdon spekulimi lidhur me mënyrën se si arriti të shpëtonte. Duke u mbajtur me sa fuqi kishte, platforma ka marrë impaktin më të madh të përplasjes? Apo, mos platforma ka fluturuar disi në ajër duke ulur forcën e përplasjes? Mos ndoshta Alcides është mbështetur për xhamin e ndërtesës në një farë mënyrë teksa rrëshqiste poshtë, duke e ngadalësuar rënien? Asgjë nuk është e qartë! Dy vëllezërit kishin mbërritur në SHBA nga Ekuadori në vitin 1990 në kërkim të punës.Tani, 46-vjeçari Moreno thotë se do punonte sërish si pastrues xhamash, porse nuk punon dot për arsye shëndetësore. Vitin e kaluar ai u bë baba për herë të katërt dhe duket shumë i lumtur teksa flet për djalin e tij 8-muajsh. “Vazhdimisht pyes veten pse mbijetova. Tani kam një fëmijë të vogël – ai duhet të ketë qenë arsyeja, për ta rritur dhe për t’ia treguar historinë time,” tha ai.

Artikulli paraprakGJYKATA SHKARKON PRESIDENTEN E KORESË SË JUGUT
Artikulli tjetërNEW YORK DHE WASHINGTON PADISIN LIGJIN E TRUMP PËR DËBIMIN E MYSLIMANËVE