Një 40 vjeçare mësohet se ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një pemë arre në pronën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mesul të Pukës.
Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku po dërgohej për të marrë ndihmën e parë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Pukë, Shkodër
Informacion paraprak.
Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.