Fundjava ka sjellë radhë kilometrike në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Automjete të shumta janë bllokuar në afërsi të Urës së Bahçallëkut si pasojë e lëvizjeve të shtuara. Numri i lartë i automjeteve që kanë dalë nga qyteti i Shkodrës si dhe automjetet që hynë nga Mali i Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit krijuan në mesditë një fluks të rënduar në periferi të qytetit. Ndërkohë, Një numër i konsiderueshëm i forcave të Policië Rrugore dhe Policisë së Rendit kanë ndërhyrë për menaxhimin e fluksit të automjeteve. Vit pas viti gjatë muajit gusht në fundjavë, drejtuesit e automjeteve duhet të presin disa minuta për të dalë nga qyteti i Shkodrës