Këto janë radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Edhe pse prej ditësh policia e Shkodrës raporton se po punohet me kapacitete të plota dhe me nga 6 sportele në total, sërish radhët janë të mëdha në doganën e Muriqanit në ditët e para të vitit kur lëvizjet janë më të shumta.

Vetë drejtuesit e mjeteve motorike shprehen të pakënaqur për pritjen e gjatë dhe humbjen e kohës teksa tentojnë të shkelin në tokën malazeze për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre në vendet e tjera europiane. Shoferët kërkojnë që situata të jetë më e mirë dhe të mos bllokohen duke pritur të kalojnë kufirin e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e atyre që presin për të kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit janë emigrantët të cilët kanë kaluar festat e fundvitit dhe ditët e para të 2016-ës pranë familjeve të tyre. Po ashtu më të pakët janë vizitorët shqiptar të cilët zgjedhin Malin e Zi apo edhe shtete të tjera për t’i kaluar sëbashku me familjet apo shoqërinë e tyre. Fundviti, festat dhe ditët e para të vitit të ri gjithnjë kanë të njëjtën problematikë thuajse në doganën e Muriqanit, fluskin e radhëve që krijohet nga makinat e shumta. Kjo situatë nuk gjen një zgjidhje edhe pse herë pas here në funksion janë 6 sportele dhe punohet me procedurë të përshpejtuar.

Artikulli paraprakULEN TEMPERATURAT, 2016-ta NIS MË RESHJE SHIU DHE DËBORE
Artikulli tjetërPOLICIA NË KËRKIM TË AUTORIT TË VRASJES SË DY VËLLEZËRVE