Në pikën kufitare të Muriqanit radhët e krijuara për të kaluar nga Shkodra drejt Malit të Zi vijojnë të jenë një shqetësim sidomos për pushuesit që vijnë nga Kosova. Ata shprehen se janë të detyruar tëp resin në temperaturat e larta deri në një orë në radhë ndërkohë që shprehen se nuk ofrohen disa shërbime.
Gjatë sezonit turistik gjithnjë radhët në doganën e Muriqanit herë pas herë janë shqetësuese por kjo vjen edhe nga masat dhe kontrollet që ushtron policia kufitare dhe migracionit me qëllimin sigurinë në pikën e kalimit kufitar.