AFATI I FUNDIT 1 PRILLI PËR AZHORNIMIN E ADRESAVE DHE BIZNESIT. Zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit janë kthyer në një torturë dhe makth për biznesmenët dhe qytetarë e Shkodrës.
Qytetarët po presin me ditë por ende nuk kanë mundur që të gjejnë shërbimin e duhur. Radhët janë krijuar si rrjedhojë e afateve të limituara për azhornimin e aktivitetit dhe adresave, ku afati i fundit i regjistrimit është caktuar data 1 prill 2015. Por, shumica e bizneseve, në fakt janë në radhë edhe nga paqartësitë që u krijuan fillimisht nga administrata tatimore. Qytetarët janë tejet të pakënaqur me këtë situatë të krijuar. Në gjuhën teknike, Kodi Ekonomik cilësohet veprimtaria e biznesit, por bizneset sidomos ato të vogla, nuk kanë qenë të qarta për domethënien e këtij koncepti. Kështu që prej ditësh ende në sportele një herë për të pyetur çfarë është Kodi Ekonomik dhe pasi janë sqaruar, kanë zënë radhën për të dytën herë për azhornimin e veprimtarisë së aktivitetit. Përditësimi i adresave kryesore dhe sekondare të bizneseve, do kërkohet të bëhet vetëm në rastet kur këto adresa rezultojnë të ndryshme nga regjistrimi i fundit i bërë pranë QKR-së, ndryshime të cilat kanë krijuar radhët e gjata dhe kaosin e këtyre ditëve sepse pas 1 prill do të ketë gjoba pë rata që nuk e kanë kryer këtë proçes.