Rruga Shkodër – Velipojë është përballur me nje fluks të jashtëzakonshem automjetesh gjatë pasdites të së dielës.

Problematika më e madhe ka qenë në segmentin Velipojë – Shkodër , ku radha e automjetëve ka qenë kilometrike, ndërsa në disa raste ka patur edhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.Shkak për këtë është bërë fluksi i madh u pushuesve të cilët kanë dalë në mënyrë të mënjehershme nga plazhi, për shkak të përkeqësimit të motit.Kjo situatë ka gjetur të papërgatitur edhe policinë rrugore, pasi numri i efektivëve ka qenë shumë i ulët për ti bërë ballë trafikut tepër të rënduar. Kjo situatë ka nisur që prej orës 18:00 të dites së djeshme, duke vijuar deri në orët e mbrëmjes.Për të përshkuar ketë segment drejtuesve te mjeteve i eshte dashur te durojnë më shumë së 90 minuta . Fundjava që lamë pas ka patur dyndje qytetarësh të cilët i janë drejtuar Velipojes për të pushuar.Megjtihate situate e se dieles, duket se është edhe një këmbanë alarmi për policinë rrugore e cila duhet të rrisë efikasitetin e saj për ti bërë ballë kësaj situate.

Artikulli paraprakNISMA PER NDRYSHIMET KUSHTETUESE, JA DEPUTETET
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 3 PARCELA ME 220 BIMË CANNABIS SATTIVA