Radhë të gjata janë krijuar 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.Pavarësisht se policia e kufirit ka shtuar kapacitetin në fundjavë, sërish fluksi i automjeteve vijon të ngelet i lartë. Qytetarët të cilët udhëtojnë nga Shqipëria dhe jo vetëm, u duhet të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin.Sipas burimeve zyrtare vetëm gjatë 24 orëvë te fundit kanë hyrë dhe kanë dalë gjithsej 9077 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Nga këto 4215 shtetas të huaj e shqiptare kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë ndërsa 4862 shtetas të tjerë të huaj dhe shqiptare kanë dalë nga Republika e Shqipërisë. Po ashtu gjithsej kanë hyrë e dalë nga Republika e Shqipërisë 2519 mjete.
Nga këto kanë hyrë dhe dalë 596 mjete shqiptare , ndërsa mjete të huaja kanë hyrë dhe dalë 1912Numri më I madh I automjeteve është më i lartë në dalje nga Shqipëria, më së shumti shtetas Kosovarë. Mësohet se nga këto mjete që kanë hyrë e dalë 424 mjete janë kryer me procedurë të përshpëjtuar
Kjo situatë nuk gjen një zgjidhje, edhe pse herë pas here në funksion janë vene sportele shtese dhe punohet me procedurë të përshpejtuar.Për të përballuar fluksin e udhëtarëve pala shqiptare ka hapur të gjitha sportelet, si dhe ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në to .
Pushues shqiptare qe preferojne te kalojne qofte dhe per ca ore apo dhe per nje dite ne plazhin e Ulqinit apo dhe ne plazhe te tjera te Malit te Zi, shpresojne qe autoritetet e vendit fqinj te marrin masa per ofrimin e nje sherbimi me te shpejte e korrekt . Qe ne fillim te qershorit, ne piken kufitare te Muriqanit, policia shqiptare ka vene ne funksionim 8 sportele ku perpunohen te gjithe personat qe levizin ne te dy anet