Këto radhë të gjata të qytetarëve janë kthyer në një shqetësim në spitalin rajonal të Shkodrës. Nëndrejtoresha e sapo emëruar e këtij spitali, mjekia Holta Duda i bën thirrje këtyre qytetarëve që kur nuk kanë raste urgjente të konsultohen tek mjeku i familjes. Kjo thirrje është edhe për mjekët e familjes që të mos lëshojnë menjëherë rekomandime në rastet kur qytetarët mund të trajtohen pranë qendrave shëndetësore. Po ashtu konsultat në spitalin e Shkodrës nisin në orën 10:00 dhe jo më herët.

Nëndrejtoresha Duda i bën të ditur edhe atyre qytetarëve që krijojnë radhë të gjata pranë poliklinikës së specialisteteve se vizitat bëhen me fasha dy orëshe dhe se rekomandimi që marrin aty është i vlefshëm për një muaj duke mos patur nevojë që të presin me orë të tëra.

Ekzaminimet imazherike, rezonanca magnetike dhe ekzaminimet laboratorike në spitalin e Shkodrës kanë njohur një rritje deri në trefish por sërish situate po menaxhohet sipas protokolleve mjekësore u shpreh nëndrejtoresha e spitalit të Shkodrës.

Sportelet e spitalit të Shkodrës por edhe poliklinikës thuajse çdo ditë janë me radhë të gjata të qytetarëve në pritje për të marrë shërbime mjekësore, gjë e cila krijon një lloj kaosi që kërkohet të shmanget duke respektuar sistemin e referimit të vendosur prej tre vitesh në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakSHKOLLA “HAMDI BUSHATI” 70% E NXËNËSVE TË PUNËSUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, “KOLË IDROMENO” EKSPOZITË PËR ARTIN DHE ZEJET