Për dekada, njerëzit në të gjithë globin kanë pasur mundësinë të dëgjojnë një transmetim misterioz spinuazhi nga e gjithë bota thjesht me një radio. Gordon Corera, korrespondent i BBC-së për sigurinë ka investiguar botën e çuditshme të numrave të këtij stacioni radiofonik.
Ajo është një radio për spinuazhin që transmeton mesazhe të koduara të agjentëve dhe njihet si stacioni i numrave dhe kushdo mund ta dëgjojë. “Ajo punojnë shumë thjesht dhe kjo është ajo që të tërheq. Ajo transmeton numra që duken si të zakonshëm, dhe për ju mund të marrin kuptim nëse keni librin e duhur të deshifrimit. P
ra, 12587948 mund të nënkuptojë “vjedh reaktorët bërthamorë”. Por si ta kuptoni që po jepet një mesazh. Puna është se ndonjëherë stacioni i numrave transmeton muzikë, për tu bërë të ditur se mesazhi do të nisë pas pak”, thotë Corera. Ai jep si shembull një agjent sekret britanik, ku para dhënies së mesazhit jepet një këngë popullore britanike “The Lincolnshire Poacher”. Corera thotë se në kohën e luftës së ftohtë janë përdorur mjaft këto kode, dhe megjithëse teknologjia ka avancuar ato nuk u zhdukën.
Në 20 vitet e fundit agjentë sekretë në Amerikë dhe Europë janë kapur duke përdorur këto numra. “Avantazhi i kësaj teknike është se spiunët nuk kanë nevojë për një ekip të specializuar për të kapur mesazhin, vetëm një radio, për të qenë më pak të dyshuar. Dhe në botën moderne të mbikqyrjes dixhitale avantazh tjetër i saj është se nuk do të duhet të lidhesh me internetin apo të bësh diçka që do të linte gjurmë dixhitale që ti ndjekë dikush tjetër”, vijon Corera.