PREFEKTI I QARKUT SHKODËR THOTË SE KUOTAT AKTUALISHT JANË NORMALE. Hidrocentralet nuk duhet të shkarkojnë sepse nëse ndodh një gjë e tillë atëherë NënShkodras përmbytet.

Kjo është deklarata e prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani. Gjithsesi deri tani situata është normale por prefekti Radovani sërish i bën thirrje drejtuesve të hidrocentraleve që të dijnë ta menaxhojnë situatën sepse në të kundërt edhe NënShkodra mund të përmbytet. Sipas prefektit aktualisht hidrocentralet po shkarkojnë por jo me një sasi të madhe, nga ana tjetër Prefekti Radovani tregon se kuotat në hidrocentrale janë normale si dhe nuk ka një situatë problematike duke qenë se jemi në muajin shkurt. Në ditët në vazhdim pritet që të mos ketë reshje shiu aq të dendura sat ë shkaktojnë përmbytje nga tjetër një rrezikshmëri është shkrirja e menjëhershme e borës në zonat malore. Edhe për këtë pjesë sipas prashikimeve nuk ka rrezik sepse pritet që temperaturat të jenë minus dhe bora të shkrihet gradualisht.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/hKp5cr-tmqQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT DHE DËBORËS , FIERZA DREJT PIKËS KRITIKE
Artikulli tjetërNARAÇ, PRITET RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS