“Unë nuk jam mashtrues”. Kështu deklaron prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani duke iu përgjigjur banorëve të fshatit Bleran të cilët e akuzuan se para 4 muajsh vendosi disa tuba uji vetëm për të marrë votat.
Këto akuza prefekti i hodhi poshtë.Prefekti Radovani foli edhe për mbeturiant tek varrezat e dëshmorëve duke thënë se vazhdojnë të digjen dhe se po mundohet ta ndalojë atë masakër mjedisore.Partitë politike të Shkodrës prefekti Radovani i kritoi për mbledhjen në këshillin bashkiak e cila nisi me skandalin e zënies së vendeve ku duhet të uleshin antëarët e këshillit.Prefekti Radovani tha gjithashtu se ka ndjekur të gjithë mbledhjen e këshillit bashkiak dhe se shumë prej debateve nuk i vlejnë qytetarëve.