Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani ka komentuar takimin informues të zhvilluar nga bashkia Malësi e Madhe mbi investimet e kryera në një vit qeverisje.
Sipas Radovanit, të gjitha bashkitë e veriut duhet të ndjekin të njëjtën praktikë në mënyrë që edhe qytetarët të njihen me shpenzimet dhe investimet e pushtetit lokal. Sipas prefektit, investimet e kryera në Malësinë e Madhe gjatë këtij viti do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit si dhe fuqizimin e fermerëve të zonës.