PREFEKTI I SHKODRËS DEKLARON SE SITUATA PO MONITOROHET NGA MOMENTI NË MOMENT. Ka qene kjo deklarata e dhëne nga prefekti I Qarkut te Shkodrës Paulin Radovani I pyetur ne lidhje me rrezikun e hapjes se portave te hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Drin. Prefekti qetëson qytetaret duke deklaruar se ketë here Shkodra nuk përmbytet për shkak te menaxhimit te prurjeve ne Fierze, Koman apo Vau Dejes.

Megjithate te dhenat sa I takon prurjeve ne Hidrocentrale nuk janë shume favorizuese per zonen e Nenshkodres, ku ne Fierze burime pranë hidrocentit bejne me dije se prurjet kane arritur ne 900 m3 ujë ne sekonde ndërkohe qe niveli I hodricentralit është 289.83 m, nderkohe ne hidrocentralet e tjera te vendit ne Koman niveli eshte ne kuoten e 171.93 metrave, ndërkohe qe ne Vau Dejës, niveli eshte 74.36 meter duke ruajtur parametrat ne mënyre qe te mos arrihet ne piken me kritike. Gjithsesi, reshjet e debores te shoqeruara nga reshjet e shiut qe nuk kane reshtur prej 48 oreve, nuk perjastojne mundesine qe KESH te jete e detyruar te hap portat e Vau Dejesit per te mbajtur nen kontroll situatën.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/qwwBCDPR4Vw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRESHJET, PREFEKTI INSPEKTON HIDROVORIN E ÇASIT
Artikulli tjetërSITUATA NË RRUGËT RURALE TË QARKUT SHKODËR