Në prag të miratimit të buxhetit për 2017-ën nga bashkia Shkodër prefekti i qarkut Paulin Radovani deklaron se bashkia është e gatshme vetëm për tendersa pa patur mendjen se çfarë ka ndodhur më përpara.
Sipas prefektit as këshilli bashkiak nuk bën presionin e duhur dhe nuk luan rolin që duhet të ketë duke përfshirë edhe LSI-në, forcën politike në të cilën bën pjesë edhe vetë prefekti. Prefekti Radovani kërkon që bashkia Shkodër ta bëjë një buxhet të mirëmenduar dhe jo të përshpejtuar apo me probleme siç ishte pak më parë paketa fiskale që dështoi të miratohet. I pyetur nëse LSI do e votojë apo jo buxhetin e ri prefekti nuk dha një përgjigje. Në fillim të këtij viti prefekti Radovani e firmosi buxhetin e 2016-ës duke thënë se nuk ishte një interes politik për kryebashkiaken por se bashkia u gjend në një situatë të re pas reformës territoriale. Pas afro një viti prefekti mundet të mos e firmos buxhetin e bashkisë nëse nuk dështon të miratohet në këshillin bashkiak siç ndodhi me paketën fiskale.