PREFEKTI I SHKODRËS, KOMENTON SITUATËN TEK VLLAZNIA DHE AFRIMET E MUNDSHME. Deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të filluar punën për stadiumin “Loro Boriçi” është komentuar edhe nga prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani.
Ai ka qenë një ndër përsonat më afër Kryeministrit gjatë vizitës në stadium. Prandaj dhe Radovani ka sqaruar saktësisht çfarë është thënë e folur për stadiumin. Duke u ndalur tek ky projekt, tashmë dihet që personat, të cilët po merren me projektin e stadiumit janë ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj dhe deputeti Agron Çela. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë dy projekte të ndryshme për “Loro Boriçin”, të cilat do t’i propozohen Kryeministrit Rama në tryezën e punës.Për të mbetur tek deklarata e prefektit Radovani, ai ka folur edhe për propozimin për të marrë ekipin e Vllaznisë, që është bërë nga Rama në drejtim të deputetëve dhe të ish-presidentit Valter Fushaj. Ndër të tjera, Radovani ka folur edhe për situatën aktuale tek Vllaznia. Në fund, Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka dhënë propozimin e tij për zgjidhjen e situatës. Projekti i stadiumit “Loro Boriçi” do të mbetet një ndër çështjet më të rëndësishme që do të zgjidhet. Ndërkohë, për Vllazninë pritet një vendim nga ana e Bashkisë së Shkodrës. Por, duke u bazuar edhe në ligjin Shqiptar, skuadra shkodrane nuk mund të drejtohet nga asnjë deputet, pasi ligji nuk e lejon. Gjithsesi, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të mësohet më shumë se çfarë do të vendoset për të ardhmen e kuq e bluve, pas largimit të kompanisë “Gea Sport”.