PUSHTETI VENDOR NË SHKODËR, PËRGJIGJE TË NDRYSHME PËR RRUGËN E SHIROKËS .
Projekti per “Permiresimin e rrugeve dytesore dhe lokale” i financuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare i filluar qe ne muajin Janar te vitit 2013 ne rrugen e shirokes ende nuk ka perfunduar Prefekti I qarkut te shkodres paulin radovani ka treguar per ndryshimet e sugjeruara e qe priten te zbatohen per kete projekt
Radovani ka treguar se pas ndryshimeve te sugjeruara ne projekt pritet qe se shpejti te realizohet zbatimi i tyre dhe rruga e shirokes eshte drejt zgjidhjes megjithate gjate mbledhjes se dites se hene te keshillit bashkiak drejtoresha e zyres se urbanistikes ne bashki aida shllaku tregoi se ky projekt eshte financim i kompanise dhe fondit shqiptar te zhvillimit nderkohe bashkia eshte thjesht nje subjekt perfitues. Derisa ky projekt te marre zgjidhje e te perfundoje duket se per komunitetin nuk do kete pergjigje konkrete per kete investim.