PREFEKTI I QARKUT SHKODËR: KY PROBLEM VAZHDON TË JETË SHQETËSUES. Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë për komunën Shalë janë zhbllokuar përsa i përket 5 muajve të parë të vitit. Bllokimi i ndihmës ekonomike vazhdon të jetë një problem thotë prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani ndaj është dashur sërish ndërhyrja e tij ashtu si edhe vitin e kaluar duke qenë se këshilli i komunës Shalë është inkzistent.

Vitin e kaluar përveç prefektit u desh edhe një vendim nga qeveria dhe kryeministri Rama për të bërë zhbllokimin e ndihmës ekonomike të komunës Shalë problem i cili vijon edhe këtë vit. Pas 21 qershorit ky ngerç nuk do jetë më sepse Shala i bashkohet Bashkisë së re të Shkodrës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E PAQARTË PËR TË ARDHMEN POR HYN NË MERKATO
Artikulli tjetërGJAKMARRJA,PS HEDH POSHTË DEKLARATAT E PD