Rai 3 në parcelat e drogës në zemër të Shqipërisë .Tahiri mohon rolin e policisë në narkotrafik

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri ka terhequr vemendjen edhe te televizionit Italian Rai 3. Në një reportazh të realizuar në malet e Krujës, gazetari italian sjell dëshmi të një punetori kanabisi, qe tregon implikimin e policisë në kultivimin e drogës. Por, ministri i brendshëm Saimir Tahiri mohon përfshirjen e efektivëve blu. Televizioni italian Rai 3 ka mundur të hyjë në një parcelë të mbjellë me kanabis në një zonë fare afër Krujës. Vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit, gazetari italian zbulon përmes filmimeve dhe komunikimit me banorët e zonës, 152 rrënjë hashash të cilat vaditen nga një impiant me bidonë të mbushur me ujë. Gazetari italian Leonardo Zellino thotë se prodhimi i kanabisit, pas rënies së Lazaratit, fshatit simbol të kultivimit të hashashit në Europë, është zhvendosur në zemër të Shqipërisë. Në kronikën e transmetuar në televizionin publik italian, gazetari përmes kameras së fshehtë sjell faktin se si përqindja e fitimit nga prodhimi i marijuanës ndahet mes kultivuesit dhe policisë. Një punëtor kanabisi i zonës pranon se për çdo rrënjë, ai merr 60 % të fitimit, ndërsa policia 40 %. Për këtë ai interviston dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri i cili nuk pranon se policia është e korruptuar, duke thënë se “Nëse zbulohen parcela me kanabis në Itali, duhet thënë se policia italiane është lidhur me kultivuesit?”.

Artikulli paraprakNISHANI NISET NE ITALI,TAKIM ME KRERET E SHTETIT
Artikulli tjetërSHQIPERI-SPANJE JA FORMACIONET