TRAJNERI ITALIAN BESON TEK NDESHJA E KTHIMIT PËR KUALIFIKIM. Kur askush nuk është i kënaqur me Vllazninë dhe lojën e saj, është trajneri Baldo Raineri i cili merret me faktin se si gazetarët e kanë parë ndeshjen dhe se si e ka parë ai.
Sipas Rainerit, skuadra e tij bëri ato gabime që ishin paralajmëruar për të mos u bërë, por duke lënë menjëanë gabimet, ekipi ka luajtur mirë gjatë gjithë pjesës tjetër të lojës. Ne kemi bërë disa gabime në fillim të ndeshjes dhe kemi disa ditë flasim me lojtarët që ato të mos përsëriten. Ne gabuam në fillim të takimit dhe u ndëshkuam me dy gola të shpejtë. Unë mund të them që më pas ne kemi luajtur mirë dhe kemi bërë maksimumin për të arritur tek goli, ndonëse nuk finalizuam dot. Ndërkohë dua të sqaroj se gjatë lojës kishte dhe moment nervozizmi por që janë pjesë e takimit. Por mund të them se ekipi i ynë ishte më superiorë se ne, ndërsa ne krijuam plot raste, ekipi i Kukësit që ka lojtarë cilësore e të mirë vetëm dy herë u shfaq rrezikshëm. Ndërkohë ai vazhdon të jetë optimist se skuadra do të mund të bëjë ndonjë surprizë në ndeshjen e kthimit në Kukës dhe ka shpresa se mund të bëjë një kalim të turit. Unë sigurisht që kam besim tek skuadra e ime dhe ne nuk i kemi humbur shanset për një kualifikim. Kemi dhe 90 minuta lojë në dispozicion që do ti shfrytëzojmë maksimalisht. Unë mund të them se ekipi luajti shumë mirë, pavarësisht kritikave që bëhen. Kemi patur dhe disa mungesa të rëndësishme si Beqiri në mbrojtje apo lojtarë jo në formën e tyre të mirë. Ju si media mund ta shikoni apo kritikoni në këndvështrimin tuaj lojën e Vllaznisë, por unë kam parë një lojë të mirë. Ne në çdo ndeshje kemi hyrë e do të hymë për fitore, ashtu do të bëjmë dhe në ndeshjen e kthimit, pasi ne mund të fitojmë 2-0 dhe mund të pretendojmë për të kaluar turin. Vllaznia humbi ndeshjen e parë 2-0, ndërsa të gjithë në Shkodër janë pesimist, trajneri përgëzon lojtarët se luajtën mirë dhe madje nuk dëshiroi të merrej me detaje por më ndeshjet e radhës që sipas tij ekipi do të hyjë dhe në takimin e ardhshëm me Tiranën për një fitore.