FORMACIONI ME SHKODRANË, PRITET ARDHJA E TRE LOJTARËVE.
Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri është gati për ndeshjen hapëse të sezonit të ri futbollistik ndaj Kukësit. Kreu i pankinës shkodrane, një ditë para ndeshjes ka dalë në një konferencë për media, duke u treguar optimist se skuadra e tij do të bëjë maksimumin në një ndeshje aspak të lehtë ku kampionati për kuqeblutë do ta nisin me -3 pikë. Fakt ky që për trajnerin nuk përbën një rëndësi të madhe.
Më tej Raineri ka folur dhe për skuadrën në tërësi, duke u ndalur tek lista e lojtarëve që ai ka shpallur dhe a ka patur ndonjë ndërhyrje për ta bërë atë.
Kështu Vllaznia tashmë është gati për ndeshjen me Kukësin. Përsa i përket formacionit, Raineri nuk është ndalur konkretisht duke lënë të besohet se do të jenë ato lojtarë që janë bërë disa ditë më parë publik në media. Ndërkohë që skuadra mbetet në pritje të tre lojtarëve uruguajanë. Edhe trajneri, Raineri beson se ato lojtarë do ti japin më shumë përforcim skuadrës. Në lidhje me cmimin e biletave për të parë ndeshjen ndërmjet Vllaznisë e Kukësit, në tribunën përballë, biletat do të kushtojnë 200 lekë dhe në tribunën qëndrore, 300 lekë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00.