ITALIANI DEL KUNDËR TË GJITHËVE PËR OPINIONET NË EMISIONET SPORTIVE. Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri ka dalë haptazi kundër të gjithëve në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes me Apoloninë. Më shumë se sa komentet vflen të dëgjohet ajo çfarë italiani ka shrpehur për media. Çfarë bëri Flamurtari, fitoi 1-0 minus 13-të, çfarë bëri Apoloni, minus 17-të. E them këtë për të ftuarit tuaj që vijnë në emisione në qoftëse kanë për të thënë diçka.

Media sot i keni bëri llogaritë, sa lojtarë të rinjë e sa të huaj. Të gjithë lojtarët nga Shkodra dhe vetëm Soza i huaj. E atëherë. Tregojuni atyre opinionistëve që keni në emisionet që transmetoni. Në qofëtse kanë nevojë për para që të jenë prezent në emisionet të vijnë tek unë se ju jap unë lekët për të mos shkuar më në emisione. Çfarë duan, Champions League apo Europa League? Unë dua të them këtë pse na provokojnë. Të na lënë të qetë të punojmë me lojtarët. Pastaj unë premtoj se pas muajit Maj nuk do të më shohin më, premtoj! Ky është prononcimi i Rainerit ku ai e shikon veten tashmë deri në përfundim të kontratës me ekipin e Vllaznisë e më pas nuk do të jetë më në drejtim të ekipit. Por natyrisht kjo deklaratë e tij pritet të sjellë dhe një qëndrim qoftë nga specialistët apo dhe opinionistët në studiot sportive, pasi Raineri nuk mund të dalë kundër të gjedhëve, në një kohë që ato të cilët japin opinionet e tyre, kanë kontribuar ndër vite për ekipin kuqeblu.

Artikulli paraprakSHKODRA PËRGATITET PËR FESTIVALIN E GJIROKASTRËS
Artikulli tjetërFUTSALLË, VLLAZNIA FITON 4-1 NDAJ VLORËS