ITALIANI NUK E DI PËR NDIHMËSIN E TIJ, DREJTUESIT NUK MË KANË PYETUR. Unë nuk e di për këtë situatë, është folur në gazeta dhe website por mua nuk më ka thënë askush asgjë. Nuk e di për kë më thoni, duhet të flisni me atë që ju thotë. Kur të ma komunikojnë edhe mua duhet të dëgjojnë atë çfarë kam për të thënë edhe unë. Në fillim duhet ta di unë pastaj duhet të vendoset dhe pastaj dua të kuptoj dhe motivin përse është vendosur.

Unë nuk kam asgjë kundër askujt por bashkëpunëtorët i kërkoj unë, pastaj kur të më thonë cili ështëmotivi, do të mendoj për atë se çfarë do të bëj Kështu është shprehur trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri i pyetur se çfarë mendon ai për ndihmësin e tij që do të prezantohet të hënën, Vioresin Sinani. Kur të gjithë priten një mendim të tij, ai befasoi duke thënë se nuk është pytur dhe akoma nuk e di se ka një zëvëndës trajner. Madje ai thekson se kur të pyetet dhe të dijë motivin do të vendosë se çfarë do të bëjë. Po ashtu i pyetur se çfarë do të bëjë në lidhje më këtë çështje, Raineri nuk preferoi të bënte më shumë komente, duke thënë se e rëndësishme është të fokusohemi tek ndeshja me Flamurtarin dhe ti lëmë gjërat e tjera. Natyrisht ky prononcim i trajneri Baldo Raineri lë të kuptohet se ai nuk është pyetur për ndihmësin e tij, ndërsa ka shfaqur haptazi pakënaqësi me veprimin e bërë. Ndërkohë në merkaton e janarit, Rainerit iu largua ndihmësi i tij duke mbetur pa zëvëndës trajner. Ndërsa me daljen e tij nga ndeshja me Tiranën u pa e domosdoshme gjetja e një zëvëndës trajnerit. Por ky veprim nga ana e tjetër duket se ka lënë të pakënaqur Rainerin. Kur pritej që ardhja e Sinanit të krijojnte më shumë optimizëm ndoshta do të ndodhë e kundërta. Mëgjithatë mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i trajnerit pasi të marrë dhe komunikimin e tij nga drejtuesit.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/NnZriDoLDsk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAINERI: FITORJA SYNIMI KRYESORË NDAJ FLAMURTARIT
Artikulli tjetërPREZANTOHET DOKUMENTI PËR GJAKMARRJEN