KUQEBLUTË TË BINDUR PËR TË MOS HUMBUR NDAJ KRYESUESVE.Vllaznia do të luajë ditën e mërkurë një ndër takimet më të vështira të këtij sezoni, atë ndaj Partizanit kryesues. Pas katër fitoreve radhazi, kuqelbutë shpresojnë të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive.
Po ashtu i bindur për të mos pësuar humbje ka qenë dhe trajneri Italian, Baldo Raineri. Është një ndeshje e vështirë pasi do të luajmë ndaj ekipit më të mirë të kampionatit dhe që mban vendin e parë. Por ne jemi të përgatitur moralisht dhe jemi optimistë se nuk do të kthehemi në Shkodër pa pikë. Unë e them me bindje se do të hymë në fushën e lojës për të fituar. Këtë bindje e kemi dhe si shkak i rezultateve pozitive që kemi arritur dhe këtë do të kërkojmë ta vazhdojmë. Përsa i përket skuadrës, jemi të plotë dhe nuk do të bëj ndryshime në formacion. Por kjo mbetet për t’u parë dhe pas grumbullimit që do të realizojmë. Di të them që edhe mbështetja e tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium do të na ndihmojmë. E dimë që është ndeshje e vëhtirë por Vllaznia do të kërkojë të bëjë më të mirën e mundshme. Vllaznia do të luajë ndaj Partizanit në transfertë. Takimi do të zhvillohet në orën 16:00 dhe pritet të ketë një interesim të madh dhe nga vetë tifozët shkodranë. Pas katër fitoreve, skuadra do të pretendojë akoma më shumë. Të paktën kuqeblutë garantojnë se do të zhvillojnë një lojë të mirë duke besuar tek vazhdimësia e sukseseve.