TRAJNERI KËRKON MBËSHTETJE MAKSIMALE NGA TIFOZERIA SHKODRANE. Vllaznia është më optimiste se kurrë për të fituar ndaj Tiranës, pasi kaloi tashmë situatën që është krijuar.
Kështu është shprehur trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri një ditë përpara ndeshjes. Tekniku si asnjëherë tjetër është shfaqur më optimistë se kurrë, ndërkohë që ka besim sërish tek lojtarët e tij. Mund të ju them se ne jemi në një situaë plotësisht optimiste. Të gjithë lojtarët janë të kënaqur dhe të bindur për një sukses në ndeshjen ndaj Tiranës. E them se jemi të kënaqur për faktin se nuk kemi qenë dhe nuk jemi të përlqyer në asgjë çfarë ndodhi gjatë këtyre javëve. Ndaj kur nuk ke një problem në familje dhe situata është normale. E dimë që kemi një ndeshje jo të lehtë ndaj Tiranës por ne si gjithmonë do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Unë kërkoj një mbështetje maksimale nga të gjithë tifozët pasi është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Vllaznia-Tirana është një derbi në futbollin Shqiptar dhe për këtë na duhet maksimalisht mbështetja e tifozëve. Ne brenda skuadrës kemi të gjitha gjërat të zgjidhura dhe nuk kemi asnjë problem. Ndaj i vetmi problem për ne është në qoftëse skuadra nuk do të jetë e mbështetur nga tifozët. Gjithsesi unë kam bsesim se Vllaznia do të ketë mbështetjen e duhur. Unë jam shumë optimist për këtë por edhe për ndeshjen në Kupë ndaj Kukësi ku besoj shumë në një përmbysje të rezultatit. Vllaznia do të kërkojë një fitore ndaj Tiranës duke kërkuar të kalojë fazën e rezultateve negative. Po ashtu fitorja do të ishte dhe një shenjë hakmarrjeje për ngjarjen e ndodhur me 11 shtator të vitit 2014 në “Loro Boriçi”. Përsa i përket formacionit trajneri nuk ka preferuar të japë shumë detaje. Vllaznia – Tirana do të zhvillohet të dielën në orën 17:00.