TRAJNERI I BINDUR PËR TË VAZHDUAR PUNËN DERI NË FUND TË SEZONIT. Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri ka pranuar që të japë mendimin e tij në lidhje me situatën e fundit të krijuar tek skuadra pavarësisht se në fillim mendoi se duhej të qëndronte larg polemikave, pasi nuk kishte një arsye. Mëgjtihatë ai ka folur për ngjarjen e nddohur kur ai i ka kërkuar Florind Bardullës të aktivizohet dhe ai ska pranuar për shkak sipas lojtarit ka qenë i sëmurë.

 

 

—Te ju jap nje shembull. eshte shume e thjeshte per te akuzuar te tjeret, pasi une jam ne nje situate per te tjeret qe nuk jam i forte por jam i dobet. Eshte shume e thjeshte per te gjithe per te gjuajtur ne kryqin e kuq qe ne kete rast jam une. Në qoftëss drejtori i juaj i punës të thotë me ndjekë diçka ti duhet ta bësh sido që të jetë. Ai nuk ka qenë korrekt dhe unë skam qenë korrekt. Të gjithë e kanë Vllazninë në zemër. Por kur në Gusht Vllaznia nuk ishte mirë ai ka qenë i pari që është larguar. Është shumë e thjeshtë për të folur kundër meje, pasi jam italian jam i huaj, është e thjeshtë apo jo. Është integruar pasi ka bërë kontraten me atë që ishte për të bërë kontraten. Unë nuk e kam integruar dhe gjithmonë e kam trajtuar si futbollist.Pastaj ai e ndjen vetem më të mirë dhe më të fortë se të tjerët por nuk është . Pastaj ai është vënë kundër stafit teknik dhe kur të vijnë një trajner tjetër mund ta aktivizojnë në të gjitha ndeshjet. Po ashtu Raineri, sqaron se a është apo jo e vërtetë ti kethë thënë Bardullës se është përgjegjësia e tij për barazimin e arritur ndaj Elbasanit që nuk u aktivizua.

 

 

—Jo mos të fillojmë të bëjmë i kujt është faji. Unë e kam thënë gjithmonë që të gjithë humbasim apo fitojmë por më shumë përgjegjësia është për ato që luajnë. Pastaj çfarë pritet ju që unë të them se nuk është e vërtetë etj etj. Jo është është e vërtetë por dhe ato që e kanë shkruar në gazetë në fillim duhej të vërtetonin gjërat e më pas të shkruanin, pasi ju biseduat me futbollistët apo jo. Kështu unë e them dhe sërish se unë i jap llogari, kryetarit të bashkisë, grimës dhe kalamishit. Atëherë në qoftëse bëjnë të gjithë si ai, që të gjejnë arsye për t’u justifikuar, çfarë duhet të bëjmë. Apo unë që luaj me këto futbollistë që në Gusht, pasi të tjerët ikën pasi menduan se nuk ka para, ndërsa tani kërkojnë të aktivizohen. Unë ju siguroj se nuk largohem por mos të rrimë duke bërë komente, largohet apo nuk largohet. Unë nuk largohem dhe do të rri këtu deri në fund. Kujanë profesionistët që kanë shkruar në gazeta se janë viktima, ku janë. Shikoni, ku janë, çfarë bëjnë i largohen problemeve. Apo duhet të thërrasin të afërmit apo miqtë që të vijnë për të ndërhyrë tek une. Raineri për hir të së vërtetës deri tani për çdo gjë është pyetur ka treguar versionin e tij duke pranuar sa herë ka patur probleme.

 

Por pavarësisht të gjithave, ai do të vazhdojë në drejtim të ekipit deri në fund të këtij sezoni futbollistik.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/nxjUeNjaK84″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBEQIRI: LOJTARËT NUK JANË KUNDËR TRAJNERIT
Artikulli tjetërSHBA MIRËPRET PËRJASHTIMIN E DOSHIT NGA PS