BESOHET NË ARRITJEN E NJË REZULTAT POZITIV ME KUKËSIN. 

Vllaznia do të luajë për të mos pësuar një humbje tjetër në ndeshjen ndaj Kukësit. Këtë bindje ka trajneri Baldo Raineri, që është i vetëdijshëm për situatën që skuadra po kalon. Sipas tij, ekipi dhe vetë lojtarët janë ato që mund të zgjidhin problemet duke fituar një ndeshje qoftë dhe ajo me Kukësin.

 “Ne si ekip jemi të vetëdijshëm për situatën aspak të mirë që po kalojmë. Ndaj jemi vetëm ne që mund të zgjidhim të gjitha problemet duke arritur të fitojmë apo ti kthehemi rezultateve pozitive. Unë si trajner por as ekipi nuk i frikësohemi Kukësit, por e respektojmë si një kundërshtar të denjë dhe të fortë. Do të jetë një ndeshje që ne do ta vlerësojmë maksimalisht. Synojmë që në këtë përballje të arrijmë një rezultat pozitiv por edhe fitore pse jo, në qoftëse është e mundur. Nisur nga kjo, mund të them se Vllaznia edhe në qoftëse humbet do të vijojë për tu përgatitur për ndeshjen tjetër, pasi tashmë e dimë se në çfarë kushtesh jemi”

Vllaznia do të luajë ndaj Kukësit ditën e mërkurë, në një takim shumë të vshtirë. Mungesë e sigurtë për trajnerin Raineri është mesfushori Ndriçim Shtubina i cili ka plotësuar numrin 3 të kartonave të verdhë. Ndërkohë që pjesa e tjetër do të jetë plotësisht e gatshme. Skuadra shkodran shkon në këtë përballje me katër humbje radhazi. Skuadra synon të arrijë të paktën  një rezultat pozitiv, duke parë dhe kundërshtarin që kanë përballë. Ndaj dhe duhet parë fusha e blertë se çfarë do të tregojë dhe çfarë rezultatit mund të arrijnë shkodranët. 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/-ONFpgIl71Q” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFASONËT, PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË PUNËS
Artikulli tjetërISH SHEFI I EMERGJENCAVE NËN AKUZË