Mbifaturimet e energjisë elektrike gjatë muajve të parë të vitit 2017, kanë qënë shqetësimi kryesor që banorët e rajonit nr. 2 në Shkodër i shprehën kandidatit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Ata thanë se përveç këtij fenomeni, askush nuk i merr parasysh ankesat e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Spahia u njoh edhe me probleme të tjera të kësaj zone, duke u bërë thirrje që me 25 qershor të votojnë numrin 6 në fletën e votimit. Vendosja e faturave të energjisë elektrike ka qënë edhe më parë problem në Shkodër, ku pranë zyrave të oshee-së qytetarët me radhë të gjatë kanë kërkuar të drejtën e tyre. Spahia premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të zhduken veprime të tilla.

Artikulli paraprakNDOTJA NË ANËN E MALIT, VIJON PROBLEMATIKA
Artikulli tjetër“LIRIA”, NIS RIPARIMI I RRUGËS, BANORËT KËRKOJNË