Qeveria bjelloruse ka thirrur ambasadorin ukrainas në Minsk për të protestuar kundër raketës që ra në tokën bjelloruse. Raketa, e lëshuar nga një sistem i mbrojtjes kundërajrore S-300 dhe “e ardhur nga territori ukrainas” nuk shkaktoi asnjë viktimë.
“Ne i kemi kërkuar Ukrainës që të kryejë një hetim të thelluar për të gjitha rrethanat që lidhen me lëshimin e raketës,” shpjeguan burime të ministrisë së jashtme të cituara nga Guardian. Raketa ukrainase që ra në Bjellorusi u rrëzua nga njësia e mbrojtjes së Minskut rreth orës 10:00 me orën lokale të Bjellorusisë. Pjesët e raketës u gjetën në një fushë të kultivuar në afërsi të fshatit Gorbakha, rrethi Ivanovo, rajoni i Brest.
“Të nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë dhe të marrim masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar që incidente të ngjashme të përsëriten në të ardhmen, të cilat mund të çojnë në pasoja katastrofike për të gjithë”, deklaroi Ministria e Jashtme