Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur territorin e Polonisë. Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Polonisë.

“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”-i ka shkruar Rama kryeministrit polak.

Artikulli paraprakNATO: PO SHQYRTOJMË LAJMET PËR RAKETAT RUSE NË POLONI! ENDE ASNJË KONFIRMIM ZYRTAR
Artikulli tjetërGODITËN TERRITORIN E NJË SHTETI TË NATO-S DHE VRANË DY QYTETARË, PRESIDENTI I KIE REAGON PËR RAKETAT RUSE