Pas prologut në rrethinat e Tiranës, edicioni i 14 i Rally Albania impenjoi protagonistët e kësaj gare ekstreme në kilometra të tëra të vështira drejt maleve të Dibrës.
Në etapën e parë që transferoi pilotët drejt verilindjes, nuk munguan as aksidentet. Fatmirësisht, përmbysjet dhe përplasjet e regjistruara këtë të hënë nuk regjistruan pasoja serioze për dhjetëra garuesit nga shumë vende të botës.
Etapa prolog u fitua në kategorinë e motorëve nga sllovaku Boris Vlha.
“Pas 10 kilometrash ngulmova me shpejtësinë maksimale, duke qenë se kam garuar edhe para dy vjetësh në Rally Albania. Synimi im është që të përfundoj të gjithë edicionin pa aksidente”, deklaroi Vlha.
Në kategorinë e makinave favoriti kryesor Renti Sina kërkoi që të vendosë diktatin që në prolog, duke regjistruar kohën më të shpejtë. Por rezultatet e etapës së parë që do të certifikohen vetëm të martën nga ana e komisarëve, pritet të sjellin surpriza.
Në kategorinë SSV, fitues i etapës së parë ishte dyshja Xhejkob-Xhulien.
Edicioni i këtij viti në Rally Albania mbulohet ashtu si çdo sezon nga partneri mediatik