Prezantimi i kabinetit të ri Rama 2 nuk ka kaluar pa kritika dhe komente ne skenen politike shqiptare.

Pervec reagimeve te liderve kryesore te politikes qofte kreut te PD Basha dhe Kryetares se LSI monika Kryemadhi, ne radhe te kritikave kane qene edhe deputetet e Shkodres, Romeo Gurakuqi, dhe Bardh Spahia. Ne nje postim te gjatë në facebook, kryesuesi i listës së Shkodrës Romeo Gurakuqi eshte shprehur se “Edi Rama u foli indirekt të gjithëve:

Mbyllni hundën dhe përgatituni të gëlltitni këtë përzjerje që po ua servir sot, të djelen e fundit të gushtit 2017 me tagrën e “fitimtarit” në zgjedhje. Ai e din se shpejtësia në të zgjedhurit e veprimeve politike, edhe përtej përkufizimeve kushtetuese dhe legale, është një cilësi e “burrave të shtetit” si ai. Mbi fytyrën e këtij burri të vengërt, rrethuar prej “besnikëve” te tij, kishte rënë një qetësi urdhnore, përgjatë tre orëve të gjata të fjalimit të tij të lodhshëm.

për fat të keq, ndodhemi ne kohën kur Kasta që drejton vendin, shkatërron ato institute dhe mbi të gjithë institutin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes veprimit të gansgterëve dhe parasë së drogës. Edi Rama, mëkuar me kujdes në shkollën e dredhive dhe të zellit për të përforcuar një rreth të ngushtë të njerëzve të ish -bllokut dhe ish -ministrisë së punëve të brendshme të diktaturës, i ka vendosur jëtës sonë disa kufij që nuk i kishte te tilla jeta jonë para ardhjes se tij ne krye te puneve te vendit.

Koha per ta ndalur! Nderkohe deputeti Bardh Spahia eshte ndalur tek lidhja me Shkodrën, talljen qe ky kryeministër i ben nje qyteti, duke vendosur në krye të kuvendit, Gramoz Rucin, Minister i Brendshem ne ngjarjet e 2 Prillit: “Kabineti i prezantuar sot nga Rama eshte simbolika me e qarte e asaj cfare e pret vendin kater vitet e ardhshme.

Eshte qeveria e korrupsionit, krimit dhe e rikthimit te pinjolleve te bllokut komunist.Vetem ne 1 mandat u kthyem 27 vite pas! Te gjithe aty, kush ishte i pamundur per shkak te moshes biologjike e delegoi pjesmarrjen ne femije nipa dhe mbesa! E qershia mbi torte Kryetari i Kuvendit, ish Ministri i brendshem i 2 Prillit te Shkodres! Nje popull qe harron eshte i destinuar te perserise gabimet!”

Artikulli paraprakPOLICIA, KONTROLLE NGA TOKA, AJRI DHE DETI
Artikulli tjetërQEVERIA E RE “RAMA2” SHKODRANËT SKEPTIK