Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një bilanc të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes.

Me një postim në Facebook, kryeministri Rama thotë se janë 20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të këtij vit që kanë përfituar bonusin, ku familjet marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijë e dytë dhe 120 mijë për fëmijë e tretë.

Rama sqaron se bonusin e përfitojnë pa dallim edhe fëmijët që lindin jashtë vendit, por që janë regjistruar në vendin amë.

“Mirmëngjes dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

Artikulli paraprakSITUATA NGA PANDEMIA NË KOSOVË, TË GJITHË QYTETARËT MBI 18 VJEÇ MUND TË MARRIN VAKSINË ANTI-COVID
Artikulli tjetër“VAKSINA JOHNSON & JOHNSON MUND TË SHKAKTOJË ÇRREGULLIME TË RRALLA NEUROLOGJIKE”