Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm dedikuar shërbimeve online ne e-Albania për Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Theksin kreu i qeverisë e vë te shërbimet e shumta që ofrohen online, duke iu kursyer kohë dhe para qytetarëve.
“+172% shërbime më shumë se në vitin 2019; +629% e shërbimeve për pagesën e taksës vjetore të makinës; +115% shërbime më shumë online me vulë elektronike dhe pa pagesë; +220% shërbime informacioni dhe publikimi të dhënash; +330 shërbime më shumë në kryerjen e aplikimeve.
Në vitin 2018 ofroheshin 4 shërbime online, në 2019 26 shërbime, në 2020 shërbimi ka arritur në 44. Qytetarëve u janë kursyer 87 vite radhë dhe 221,826,000 Lekë”, shkruan Rama.