Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar ashtu siç ishte raportuar. Rama theksoi se puna do të vazhdojë normalisht.

“Nuk është marrë ditë pushimi. Lajmi rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht.”

Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

“Masave të sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. F tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samiti që janë në Këshillin europian prej shumë kohës. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e be, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, tha Rama.

Artikulli paraprak“PROTESTA E 6 DHJETORIT DO JETË MADHËSHTORE”, BERISHA: LIDERËT EUROPIANË E DINË SE NGA VOTA BURON E DREJTA
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE KUNDËR SIDËS, DY TË PREKUR KËTË VIT