Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Laç për etapën e radhës së turit të llogariudhënies publike të nisur prej shumicës qeverisëse socialiste.

Rama ritheksoi se qeveria ka ngritur vetëm dy taksa se dhe një spekulim i madh bëhet me taksat e tjera, të ciulat sipas kreut të qeverisë, janë ulur.

Rama reagoi ashpër edhe ndaj atyre që sipas tij duan të përçajnë se Rama nuk e do veriun.

Kryeministri bëri të ditur senga projekti 1 miliardë për rindërtimin e rrugëve, 70% e inavesitmeve do të shkojnë në veroi, për rrugë që do të përfundojnë brenda këtij mandate.

Zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës ka të bëjë me dy momente: nuk do të ndërtojmë më rrugë si këto, por do e shikoni vetë se çfarë do të thotë rrugë kombëtare, sepse këto këtu janë vetëm shtigje. Ndërkohë që këto do të japin inpakte të zhvillimit ekonomik dhe porsa i takon rritjes së punësimit.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë llogaridhënies së qeverisë me qytetarët në Laç.

“Për të shkuar nga këtu në Vlorë do të ketë një shkurtim drastik të kohës”, tha Rama, duke folur për projektet në infrastrukturë.

Rama tha se brenda muajit maj do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Sipas tij, brenda këtij muaji çelet kantieri i kësaj rruge mjaft të rëndësishme, ku do të fillojë puna dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin total të saj.

Gjatë bashkëbisedimet me qytetarët, Rama tha se investimet nuk ndahen në veri apo jug, por janë në të gjithë Shqipërinë.Në debat lidhur me rrugët Thumanë-Kashar, Milot-Balldren apo Rruga e Arbrit, qytetari i tha Ramës se investimet janë në jug.

“ Po ke të drejtë në jug të Prishtinës po, se ti e shikon nga Prishtina. Këto janë tre nga katër projekte. Këto do ndërtohen të gjitha brenda këtij mandati. i vetmi projekt që është në jug është nga dalja e Vlorës në Llogora, Këto është për maskarenjtë që i bien kësaj daulle”, tha Rama.

Kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të zhvillojnë më shumë agroturizmin, duke shtuar se ditët në vijim qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin.

“Ditë në vijim do miratojmë një paketë të veçantë mbështetjeje, duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin, duke nxitur investimet në turizëm me garancinë që kontributet në sistemin e taksave do të jenë sh më të ulëta se sa janë sot.

Agroturizmi është potencial i madh për zonat ku duket sikur bujqësia apo zhvillimi i fermave dhe blegtorisë në funksion të tregut mbetet sfidë e vështirë, po ku natyra është e mrekullueshme. Agroturizmi është instrument shumë efikas, si një mënyrë jo vetëm për të dal nga varfëria, por edhe për të bërë një biznes fitimprurës.

Përmes kësaj pakete mbështetjeje, ku do kemi ulje të TVSH, si për hotelet me 4 e 5 yje, me 6%, t’i japim mundësi fantazisë dhe vullnetit të sipërmarrësve për të krijuar modelet e para.

Mjafton të kesh një banesë në një natyrë të bukur, të ngresh një mikrofermë në funksion të agroturizmit, për të krijuar një biznes shumë fitimprurës”, theksoi ai.

Artikulli paraprakGRABITJA E POSTIERIT, PROKURORIA: NUK KISHTE MATERIALE SEKRET SHTETËROR
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË ARRESTOHEN PËR VRASJEN E SENEGALEZIT