Rama:Administrata ka parazitë që s’ua kërcet për qytetarët

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në qytetin e Burrelit, ku zhvillon një takim për platformën bashkëqeverisëse. Rama u ndal sërish tek administrata, ku tha se ka shumë parazitë, grabitqarë dhe njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi. Shefi i qeverisë deklaroi se qytetarët duhet të bëhen pjesë e kësaj platforme, pasi kjo do të shërbejë për të pastruar administratën nga të korruptuarit. Sipas tij, qytetarët janë më afër qeverisë dhe mund të komunikojnë direkt me të për çdo problem. “Do vazhdojmë të rrisim ndjeshmërinë e qytetarëve dhe do t’i nxisim të bëhen pjesë e koalicionit të madh qeverisës. Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po c’e se nuk ndesh në njeriun e duhur në zyrën ku troket je në det të hapur. Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë. Platforma është një mënyrë për të realizuar me më shumë shpejtësi zyrat e shtetit, për të bërë atë ‘çuarjen e tepsisë për skrap’. Të ndërtosh një administratë nuk është njëlloj si të ndërtosh një shtëpi, kërkon shumë më tepër mund e kushte. Por ne jemi shumë të vendosur që ta bëjmë administratë me njerëz që nuk pajtohen me ryshfetin. Platforma ka të bëjë dhe me shqetësimet e komunitetit në tërësi, që janë çështje e vëmendjes së qeverisë. Ka një komunitet që nuk ka ujë dhe kërkon të sensibilizojë qeverinë, komunitet që vuan për një kanal vaditës, kjo është mundësia për të shtruar problemin. Jo se të gjitha problemet do zgjidhen si me magji, por ama komuniteti do dëgjohet dhe qeveria do mbajë shënim. Sa më shumë njerëzit të bëhen pjesë e kësaj platforme, aq më i fortë do jetë ndikimi mbi nëpunësit. Kjo është një luftë për të pasur një administratë që i shërben njerëzve”, tha Rama.

Artikulli paraprak6 TË RINJ PËRLESHEN ME ARMË, KATËR ARRESTOHEN
Artikulli tjetërPAKO ME EKSPLOZIV DYQANIT TË 44 VJEÇARIT