Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Lezhë ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit të ministrave teknikë të Bashës.

Rama ka bërë thirrje edhe njëherë që gjatë orarit të punës të mos përfshihen në fushatë, por pas punës mund të bëjnë çdo gjë. Në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama ka rene ne kundershtimi me ministrat teknikë të cilët kanë paralajmëruar shkarkime dhe ndjekje penale në rast se gjatë fushatës përfshihet administrata.

“Njerëzit që punojnë në shtet qoftë dhe njerëz civil pas orarit të punës kanë të drejtë të bëjnë atë që duan si qytetar për zgjedhjet. Mësuesit dhe drejtorët kanë të drejtë që pas orarit të mësimit të shkojnë në fushatë. Nuk mund ta kthejmë këtë histori tani doli në fotot filani me këtë apo me atë. Nuk po them në orar pune, por pas pune ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Kush shfrytëzon zyrën për fushatë, normale që do shkojë në burg”, -deklaroi Rama

Artikulli paraprakBASHA: RAMA ËSHTË FUTUR NË MOÇAL, NË 25 QERSHOR DO TA THAJMË
Artikulli tjetër“NË THETH. NE PERLËN E TURIZMIT”