Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e Bilishtit, ndërkohë që vuri theksin tek procesi i vaksinimit masiv. Rama tha se opozita po bën një politikë mizerabël, të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht.

Rama tha se apeli i tij është që shëndeti është mbi të gjitha të sillemi si një komb serioz, si një bashkësi njerëzish që nuk bëhen qesharak. Ku luftojnë me një armik të përbashkët, ku popujt serioz bashkohen dhe jo të ndahen.

Më tej kreu i qeverisë tha se do të fitojmë këtë luftë dhe se do u kthejnë buzëqeshjen shqiptarëve dhe do ta shporrin këtë armik të padukshëm.

‘Një tërmet katastrofik që brenda pak sekondash la pa çati mijëra familje, la pa shkollë mijëra nxënës, la pa qendër shëndetësore mijëra të moshuar. Një virus i cili gjunjëzoi mbarë botën, mbylli brenda shtetet më të fuqishme të planetit. Jemi sot, në një moment të kësaj lufte kur kemi filluar një ofensivë për ta nxjerrë jashtë nga jetët tona dhe vendi ynë armikun e padukshëm, për të garantuar vaksinën anti-COVID.

Nuk ishte e lehtë, mbetet ende e vështirë për vendet e tjera në rajon. Jemi një nga 2 vendet në rajonin tonë që ka nisur vaksinimin masiv dhe po garantojmë mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Vaksinimi masiv duhet garantuar nga distancimi i përgjegjshëm. Nuk duhet të vaksinohemi masivisht dhe të krijojmë vatra infektimi për vota.

Siç ka treguar eksperiencave e hidhur e Kosovës, malit të Zi, sjellin mbrapa halle të mëdha. Shihni numrin e infektimeve në Kosovë, shihni numrin e infektimeve dhe viktimave në Malin e Zi, ku para zgjedhjeve ishte rozë.

Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një armik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh.

Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin. Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm.

Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht. Kundërshtarët nuk i zgjedh, janë aty.

Apeli im është që shëndeti është mbi të gjitha të sillemi si një komb serioz, si një bashkësi njerëzish që nuk bëhen qesharak. Ku luftojnë me një armik të përbashkët, ku popujt serioz bashkohen dhe jo të ndahen. Ne duhet dhe do ta fitojmë patjetër këtë lufte siç po fitojmë luftën me pasojat e tërmetit dhe shumë banorë po i kthejmë në shtëpia.

Po kthejmë në kopshte dhe në çerdhe, ne do tu kthejmë buzëqeshjen të githë shqiptarëve dhe do ta shporrim këtë armik të padukshëm një orë e më parë nga jeta jonë. Ne do të fillojmë vaksinimin masiv. Hap pas hapi fashat të shkojnë duke u ulur dhe sezoni turistik të lehtësohet. Fushata elektorale vjen pas pandemisë.

Kush ka sy të shohë ato që kemi bërë i shikon. Ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dimë shumë mirë sesi shkohet aty, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo fëmije. Është e mundur dhe ne po shkojmë në atë rrugë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë në këtë dekadë kampione të Ballkanit në turizëm.’- tha Rama.

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI ME TE RINJTE: ESHTE KOHA TE NGJALLIM SHPRESEN TEK TE ZHGENJYERIT
Artikulli tjetërPD VAU DEJES DENONCON: PER 17 MUAJ U SHPENZUAN 399 MILIONE LEKE PER KARBURANT, TAKSAT E QYTETAREVE PO KEQPERDOREN