Rama: Askush s’do ta ndalojë popullin të votojë në 18 qershor

Kryeministri Edi Rama deklaron sërish se zgjedhjet e 18 qershorit nuk do t’i ndalojë asgjë. Nga rubrika “Komunikimi Javor” në Facebook, Rama tha se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje se në 18 qershor populli do të ndalohet të votojë. “18 qershori do të sjellë një vendim të qartë, o me europën o me frikën në europë, o me reformën për të bërë shtet, o me pallavra, o me konkurrencën o me korrupsionin. Askujt të mos i shkojë mendja se në 18 qershori popoulli do të ndalohet të votojë, këtë s’do ta lejojmë kurrë”, u shpreh Rama. Sipas tij, “frika nga drejtësia që do mbijë patejtër pasi të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, i dha jetë çadrës”. “Frika nga drejtësia e ka kthyer 18 qershorin në një ditë që politikanët e ngujuar në çadër duan që të mos vijë kurrë. 18 qershori ndan Shqipërinë që lufton për Shqipërinë që do punë dhe shtet nga drejtësia e kapur dhe shteti i teserës partiake dhe janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë. S’e duan 18 qershorin, sepse në 18 qershor populli do të vendosë për Shqipërinë që duam, për familjet e zakonshme dhe familjen e madhe të kombit tonë në rrugën e bashkimit me familjen e madhe europiane. Janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. Një mesazh partnerëve ndërkombëtarëvve, nëse Shqipëria do të vijojë në rruhën për të bërë shtet, apo do të kthehet në rrugën e prapambetjes. Duan të hedhin në erë urën e brishtë që kemi ndërtuar në 27 vjet. Janë gati të dalin mbi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe janë gati të na ndajnë për së gjalli nga Europa e lirisë, demokracisë dhe zhvillimit shoqëror. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së. Ata që nuk e duan 18 qershorin, duan jo vetëm të shpëtojnë veten nga drejtësia, hetimet e pavarura për krime, grabitje, zullume të pandëshkuara”.

Artikulli paraprakAKSIDENT MASIV NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS, PËRPLASEN 5 MAKINA
Artikulli tjetërSHQIPTARI ARRESTOHET ME 1 KG KOKAINË TË PASTËR, VLERA E SAJ 100 MIJË EURO