Shëndetësia, Rama: Autonomia spitalore rrit konkurrencën e cilësinë
Kryeministri Rama deklaron se sistemi shëndetësor duhet të shkojë drejt autonomisë, pasi në këtë mënyrë rrit konkurrencën dhe cilësinë. Ai tha se do të stimulojmë sipërmarrjen private në shëndetësi, ndërsa objektiv është sistemi shëndetësor me mbulim universal. Deklaratat kryeministri i bëri në hapjen e spitalit Continental tek ish-Kombinati Poligrafik në Tiranë. Fjala e plotë e Ramës “Shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri 85 mld lekë. Situata në shëndetësi është larg së qëni e kënaqshme. I pamundur transformimi pa përfshirjen e sa më shumë sipërmarrësve privatë në këtë sistem. Sot në tërësi përmirësim në aspektin e lehtësimit të aksesit në shëndetësi duke filluar nga barnat që kushtojnë 70 mln Dollarë më pak se 3 vjet më parë. 85 barna të reja në listën e rimbursimit, prej të cilave 45 të reja, nga të cilat përfitojnë 150 mijë qytetarëve shqiptarë. Do të përfshijmë plotësisht në rimburim të gjithë ata që janë të pasiguruar, duke krijuar një tjetër kusht themelor, sistem me mbulim universal, ku nuk ka rëndësi sa para ke në xhep për të marrë shërbimin që meriton. Kemi financuar shërbimin spitalor. E domosdoshme që konkurrenca të garantohet dhe të jetë e unifikuar, pavarësisht se spitali është publik apo privat. Ne besojmë që hapi i domosdoshëm autonomia spitalore, si e vetmja kurë intensive që i duhet sistemit, për t’i kthyer edhe spitalet shtetërore në ndërmarrje në vendimmarrje me menaxhim të pavarur nga ministria e shëndetësisë. E rëndësishme që trupa e mjekëve të jetë bashkërenduese e nevojave, kërkesave dhe prioriteteve në vendimmarrje. Zgjerimi i bashkëpunimit me spitalet private për një qëllim të vetëm, dhënien e një kujdesi sa më të besueshëm për qytetarët. Do të vazhdojmë të kërkojmë dorën e shtrirë të privatit për partneritete të reja duke synuar përfshirjen edhe në shërbimet bazë. Struktura private, potencial të madh për t’u kthyer në struktura partnere. Shëndetësia nuk duhet të ndahet me vijën mes shtetit dhe privatit, të mos jetë e ndarë nga ky hendek. Ngritja e një shërbimi të ri si dializa kërkon një masë parash që nuk i kemi, atëherë ftojmë privatët që t’i garantojë dhe me paratë që kemi në dispozicion llogarisim shlyerjen e këtij investimi. Dhe e dytë menaxhimi në këto partneritete, lindin nga nevojë reciproke e shtetit me privatin, pasi strukturat shtetërore se kanë të mundur ta bëjnë, pasi prej mbi 20 vitesh spitalet vazhdojnë të jetë sistem komunist pa komunizëm. Nevoja për administrimin e trupës spitalore është zero, buxhetet vazhdojnë të ndahen në mënyrë të centralizuar, e bën sistemin të vështirë për të qenë konkurrues, autonomia spitalore është përgjigja. Është e vetmja kurë për të shfarosur kancerin e përhapur, të epokës së dikurshme, që shteti paguante dhe mbante përgjegjësi dhe secili që punon në shtete e konsideron veten njeri të lirë. Investimi ogur mirë se ngjyrat janë zgjedhur me mencuri, pasi ‘guna’ tregon shumë për punën. Investimi për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim.