Kryeministri Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare duke thënë që në fillim se asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij në SHBA.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHVA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA ULET TEK DEPUTETËT, IRONIZON BERISHA: I KA HYRË LEPURI NË BARK
Artikulli tjetërRAMA IRONI NDAJ OPOZITËS: GJITHË KËTO 9 VITE MË KENI MUNDUR! NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT DO FITONI EDHE UASHINGTONIN DHE VLORËN