Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta kanë takuar sot Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson.
Pas takimit me komisioneren e Be, Basha ka deklaruar se e ka njohur atë me planin anti-mafia, kundër krimit dhe korrupsionit. Kërkesat për integrimin në BE Basha tha se janë shtuar sepse Rama sipas tij ka dështuar të plotësojë kushtet minimale.
“E njoha me planin tonë anti mafia. Me komisionerin për punët e brendshme të BE kam bashkëpunuar ngrohtësisht dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm dhe kushtet që ccuan te reformat dhe reformat që ccuan te të mirat që gëzojnë sot shqiptarët sollën diccka të paimagjinueshme para 11 vjetësh.
Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullnetit tim politk që do ta drejtojë atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve që Shqipëria të përfitojë të djera të mira materiale dhe jo vetëm. Angazhimi për të përmbushur këto kushte do të sjellë një përmirësim.
Standard jetese mirëqenie dhe punësim për shqiptarët. Mora dhe angazhimin e komisioneres për të vazhduar për të ndihmuar shqipërinë ku pa dyshim ajo që do të bëjë ndryshimin është vullneti politik timin të pd dhe të koalicionit tonë, dhe do bëjmë ë mundur që shqiptarët të gëzojnë benefitet e angazhimit në BE. Kërkesat janë shtuar se Rama ka dështuar të plotësojë kushtet minimale”, tha Basha.
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson. Kreu i Shtetit zbardh një pjesë të diskutimit me Johansson teksa e ka falënderuar për mbështetjen e gjithanshme që BE i jep vendit.
Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një tjetër temë e takimit, njofton Meta. Meta deklaron se pas tyre krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.
“Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.
E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX. Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut”, shkruan Kreu i Shtetit.