Kryeministri Rama tha sot në konferencën për 50–vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe se në fakt gjuha e njësuar është e rrezikuar sot edhe për shkak të mungesës së personaliteteve, që nuk kanë të krahasuar me ato të 5 dekadave më parë. Rama tha se kritikat se ky kongres është bërë në kohën e komunizmit janë qesharake.

“Gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç‘konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruaj janë proces konsolidimi i frymës i germës së një kombi i qenies së një kombi. Misionarët e Kongresit të Manastirit dhanë mesazhin se kombi është një përmes një alfabeti të përbashkët. Drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar bëri të njëjtën gjë në vazhdimësi.

Është nga të paktët procese që në historinë tona në njëson për nga struktura dhe metoda me vendet e tjera evropiane. Kemi pasur fatin që ndonëse pa një shtet tonin të kemi mendjen e ndritur të njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore dhe karaktere të hatashme të këtij vendi, personalitete shumë më të mëdha se gjeografia e Shqipërisë. Kush janë të ngjashmit e Eqerem Çabejt, Mahir Domit, Aleks Budës e kështu me radhë, apo profesor Emilit?”, tha Rama.

Artikulli paraprakSHTYHET SEANCA NË APEL E ANKIMIMIT TË PD-SË PËR STATUTIN E 18 DHJETORIT
Artikulli tjetërÇUÇI: 15% RRITJE PAGASH PËR POLICINË E SHTETIT, 547 MLN LEKË INVESTIME NË TEKNOLOGJI DHE MBROJTJEN KIBERNETIKE