Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në orët e para të mëngjesit për heqjen e apandesitit, ndërhyrje e cila ka rezultuar suksesshme.

Siç njofton zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.

Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mire.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË SHPESHTA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË FILLIM JAVE
Artikulli tjetërBIE NDJESHËM KONSUMI I KAFESË E KARBURANTEVE, NË RRITJE BIRRA NGA RËNIA E PRODHIMIT VENDAS