KRYEMINISTRI KA DEKLARUAR SE GJITHÇKA ËSHTË GATI PËR FILLIMIN E PUNIMEVE. Merr fund pritja, gjithçka gati për nisjen e punës për rikonstruksionin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Gjithçka gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë tjetër të kuqezinjve në Shkodër” shkruan kreu i qeverisë. Pas miratimit të projektit në Këshillin Kombëtar të Territorit, zgjidhjes së problemeve të pronësisë, dritës jeshile nga FIFA dhe menaxhimin e ambienteve pritet zyrtarisht nisja e punimeve për impiantin e ri në Shqipërisë sipas standardeve evropiane. Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.