Drejtësia, Administrata dhe Arsimi këto janë tre çështjet kryesore që kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga raporti pas komenteve në rrjetet sociale në rubrikën “Çfarë duhet të përmirësojmë”, i cili u publikua pak ditë më parë nga shefi i qeverisë.

Ndërsa 5 çështjet kryesore që shqiptarët kanë shprehur shqetësim janë drejtësi-administratë-arsim -bujqësi-shëndetësi. Postimi i kryeministrit Rama në FB RAPORT PËR JU Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull:

ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË? Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S’keni parë gjë akoma Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim. Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.

Artikulli paraprak“ZHVILLIMI I BUJQËSISË FAMILJARE”
Artikulli tjetërFUSHATA E PD, KANDIDATËT PRANË ANËTARËVE