Partia Socialiste mbledh Kongresin elektoral për të prezantuar programin elektoral me të cilën konkuron për të fituar zgjedhjet e 18 qershorit.
“Bëra gjithsa munda, por jo gjithsa doja, por shumë mbetet ende për të bërë dhe ne mund ta bëjmë e do ta bëjmë”. Kështu e nisi kryetari i PS-se fjalen e tij në kongresin elektoral të zgjedhjeve të 18 qershorit. Rama falenderoi Namik Dokle Valentina Leska, Arta Dade, tre socialistë të vjetër që nuk janë më në listat e kandidatëve. “Zgjedhjet këtë herë janë historike sepse vendoset si do të jetë nesër Shqipëria e atyre që lindin sot. Si do të jetë Shqipëria që po rilindim pasi e morëm në dorë të rrënuar pa shtet. PD duan të hedhin në erë zgjedhjet
Edi Rama: PD sot ka ikur në drejtim të paditur. La vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika. Një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark. Mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynnjasë, Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së Amerikës. Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan drejtësinë sepse nuk flenë më gjumë.
PS prezanton programin elektoral: 220 mijë vende të reja pune
Erjon Braçe: Në këtë mandat u krijuan 183 mijë vende të reja pune. Do bëjmë të njëjtën betejë që bëmë me drejtësinë dhe për punësimin. Deri në fund të mandatit tjetër garantojmë 220 mijë vende të reja pune
Ahmetaj: Prodhimi i Brendshëm Bruto do të rritet 5. 5 % Garantojmë uljen e borxhit publik nën 60 % të PPB Do rrisim pagën minimale me 30 mijë lekë