Kryeministri Edi Rama në një reagim të fundit në Tëitter, bën me dije se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka dhënë së fundmi aprovimin për të financuar ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës.
Kryeministri zbulon se puna do të nisë pas pak ditësh dhe në qershor, sezoni turistik do e gjejë këtë rrugë të hapur.
Reagimi i plotë
Ufffffff… “më në fund me djalë”Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik.